Kylian Mbappe theksoi së fundmi se ardhmja e tij nuk është vendosur ende teksa pranoi se ekziston mundësia të qëndrojë te PSG dhe të mos kalojë te Real Madrid, klub që është edhe ëndrra e sulmuesit. Megjithatë, duket se francezi kërkon të jetë profesionist deri në ditën e fundit me parisienët, pasi firma me madrilenët është një formalitet në pritje të zyrtarizimit.
Të paktën këtë përshtypje të krijon deklarata më e fundit nga Karim Benzema. Sulmuesi i Los Blancos theksoi për prestigjiozen L’Equipe se me bashkëkombasin e tij në skuadër, spanjollët do të shënojnë dyfishin apo trefishin e golave që kanë shënuar në këtë sezon.
“Futbolli është pasioni im dhe do të mbetem pjesë e kësaj loje derisa të ndihem i motivuar. Për mua ishte një krenari rikthimi në kombëtare, jam adaptuar dhe aty luhet në një nivel shumë të lartë dhe kjo më shtyn për të bërë maksimumin.
E adhuroj kohën kur luaj me Mbappe në kombëtare dhe do të më pëlqente shumë ta kisha edhe në klub. Besoj se së bashku te Real Madrid do të shënonim shumë, ndoshta dyfishin apo trefishin e golave që shënohen zakonisht përgjatë një sezoni”.
Në fund, 34-vjeçari zbuloi edhe se El Clasico e humbur ndaj Barcelonës me shifrat 0-4, i ka lënë një “shije të hidhur” pasi sipas sulmuesit, shokët e skuadrës (Benzema mungoi në atë ndeshje) nuk treguan asgjë dhe lejuan katalanasit të bënin çfarë të donin në Santiago Bernabeu./SS/
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...
Fabrika më e vjetër e gjilpërave në botë po falimenton pas m...