Karim Benzema ka postuar një mesazh të fshehtë në llogarinë e tij në Instagram, pas një video që u publikua duke e treguar atë duke folur me Ferland Mendy në pushimin mes pjesëve dhe duke inkurajuar shokun e tij të Real Madridit që të mos pasojë topin tek Vinicius Junior.
Los Blancos po humbnin 1-0 ndaj Borussia Monchengladbach në atë pikë dhe madje ranë në 2-0 përpara një goli të vonshëm të Benzema dhe një barazimi nga Casemiro 2-2 për ekipin e Zinedine Zidane.
Videoja nga Telefoot e Benzema duke folur me Mendy tregon të dy lojtarët duke folur në gjuhën e tyre amtare në frëngjisht ndërsa ishin në tunel.
Megjithatë, Benzema është përkujdesur t’i shuan thashethemet me një postim në rrjetet sociale.
“Ndërsa qentë lehin, karvani ecën”, shkroi Benzema në Instagram, shoqëruar me një foto të tij duke festuar golin.
32-vjeçari po përpiqet kështu t’i japë fund çdo polemike të mundshme me Vinicius, një lojtar që ai gjithmonë e ka mbështetur.
Benzema është shumë i mërzitur me gjithçka që është gjeneruar nga kjo video dhe nuk dëshiron të etiketohet si një bashkëlojtar i keq. /Telegrafi/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit