Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka refuzuar të dalë në konferencë për shtyp para finales së të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit që zhvillohet të shtunën nga ora 21:00.
Arsyeja është më se e çuditshme dhe siç shkruan Cadena Cope, francezi e ka bërë për besëtytni.
Përkatësisht, Benzema kishte dal para mediave para ndeshjes kundër PSG-së, e cila po ashtu u luajt në Paris dhe më pas Reali u mund 1-0.
UEFA i ka sugjeruar mbretërve që të jetë Benzema së bashku me Marcelon në konferencë para ndeshjes ndaj Liverpoolit, por francezi e ka refuzuar me mirësi propozimin, pasi nuk dëshiron që rezultati që ndodhi ndaj PSG-së të përsëritet.
Benzema ka vendosur të mos e sfidojë fatin, ndaj në vend të kësaj në konferencë të Real Madridit u paraqit Marcelo me Thibaut Courtoisin.
Sulmuesi francez njihet për besëtytni të tilla, pasi që sa herë vesh një palë atlete të reja, ai i kërkon magazinierit t’ia prekë me duar.
Këtë gjë e bën as herë mbathë për herë të parë atlete të reja. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...