Karim Benzema thuhet se po mendon një largim nga Al Ittihad, pavarësisht se iu bashkua skuadrës vetëm shtatë muaj më parë pas ndarjes me Real Madridin.
Sipas gazetarit Fabrice Hawkings nga RMC Sport, ylli francez mund të kthehet në ish-klubin e tij, Lyon, aty ku sulmuesi filloi karrierën e tij.
Gjatë kohës së tij me Les Gones, Karim shënoi 66 gola dhe 27 asistime në 148 ndeshje përpara se të largohej për në Madrid në moshën 22-vjeçare.
Katërmbëdhjetë vjet më vonë, skuadra e Ligue 1 është e prirur për një rikthim në shtëpi të ish-yllit të tyre, megjithëse aspektet financiare të marrëveshjes mund të jenë një problem.
Benzema, aktualisht një nga lojtarët më të paguar në Arabinë Saudite, që fiton 100 milionë euro në vit dhe do të duhet të pranojë një ulje të konsiderueshme të pagës që të ndodhë lëvizja.
Lyon nuk është skuadra e vetme që përpiqet ta rikthejë Benzeman në Evropë, pasi skuadrat e Ligës si Arsenali dhe Manchester United po ndjekin gjithashtu nga afër situatën e tij. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...