Google ADS

Benzema mesazh tifozëve: Do të fitojmë ndaj Juves për ju

23:26 | 30 Maj 2017
Arbresh Info

Derisa lojtarët e Real Madridit kanë kthyer fokusin në finalen e Ligës së Kampionëve, Karim Benzema ka zbuluar se e shijon presionin e ngjarjeve të tilla.

Kanë mbetur vetëm edhe katër ditë deri në shfaqjen evropiane në Cardiff, transmeton portali arbresh.info.

“Ne kemi presion, por është një presion i mirë”, tha francezi për televizionin e Real Madridit. “Çdo lojtar ndihet i rëndësishëm këtu”

“Nganjëherë kemi lojtarë të lënduar dhe ne e shohim që kemi një grup shumë të fortë”

Sulmuesi poashtu u dërgoi një mesazh të thjeshtë tifozëve të klubit.

“ne do të shkojmë për të fituar ndeshjen kundër Juventusin për ju”, përfundoi ai./arbresh.info

Të ngjashme