Karim Benzema iu është përgjigjur kritikëve të tij pas përformancës së tij në Ligën e Kampionëvëe.
Real Madrid shkatërroi Apoel Nicozia si mysafir në kuadër të Ligës së Kampionëve me rezultat 0 me 6.
Benzema shënoi dy gola duke u shpallur lojtari i ndeshjes, transmeton arbresh.info.
Ylli francez është lidhur me një largim nga ‘los blancos’ pas paraqitjeve të dobët në këtë fillim të sezonit por ai mendon se do të rikthehet më i fortë se kurrë.
“Jam shumë i lumtur në Madrid”, tha Benzema.
“Unë do t’ia mbyll gojën kritikëve me gola dhe asista. E di se mund ta bëj dhe do ta bëj më mirë se kurrë”, shtoi sulmuesi francez.
“Dëshiroj të jap më shumë nga vetja, unë dëshirojë gjithmonë të shënojë, unë jam sulmues. Jam i fokusuar në bashkëlojtarët, nëse mund t’iu ndihmojë me ndonjë pasim ose një vrapim, atëherë unë do ta bëj”, përfundoi Benzema.
Benzema është kritikuar nga analistët spanjoll për paraqitjet e tij të dobët naë La Liga dhe duke thënë se ai është lojtari favoritë i Zidane. /arbresh.info/
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë