Google ADS

Benzema: Jam krenar për golat që kam shënuar me Real-in

21:10 | 5 Tetor 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Real Madrid-it, Karim Benzema ka thënë se ndihet i lumtur dhe krenar për golat e shënuar me gjigantin spanjoll.

Me golin e shënuar ndaj Levante, Benzema arriti numrin e 250 golave, transmeton portali arbresh.info.

Francezi ka thënë se ndihet shumë i lumtur dhe krenar për golat e shënuar, por ka gjëra më të rëndësishme si pasimet.

“Ndihem i lumtur dhe shumë krenar për golat e mia, njerëzit e shohin ndryshe dhe ka shumë që i japin rëndësi vetëm golave, por ka gjëra më të rëndësishme si lëvizja ose pasimet”.

“Jam sulmues që mund të shënojë gola gjithashtu”, deklaroi ai.

https://twitter.com/realmadrid/status/1313192233298878469

Mbetet të shihet sa gola do realizoi sulmuesi këtij edicion./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme