Historia ndërmjet Karim Benzemës dhe Real Madridit duket se do të vazhdojë edhe një për një tjetër vit, klubi ku sulmuesi francez luan që nga vera e vitit 2009 dhe me të cilin ka fituar gjithçka në këto gati pesëmbëdhjetë vite.
Sipas raportimeve të gazetës spanjolle ‘AS’, qendërsulmuesi, 36 vjeçar i cili këtë sezon ka shënuar 26 gola në 35 paraqitje, tashmë ka zgjatur kontratën deri në vitin 2024 dhe ajo duhet të zyrtarizohet së shpejti, përcjellë lajmi.net.
Marrëveshja aktuale mes palëve skadon më 30 qershor, ndërsa me Benzeman, Real Madridi tashmë ka arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Përveç francezit, madrilenët pritet të vazhdojnë kontratat edhe me Luka Modric, Toni Kroos, Vinicius Jr dhe Marco Asensio.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...