Çdo lojtarë që transferohet te Real Madrid duhet të jetë gjithmonë në top formë për të mbajtur pozitën në formacionin e parë.
Qendërsulmuesi Karim Benzema që ka bërë punë mjaftë të mirë në vitet që lamë ka mundësi që në verë të garojë për pozitën e formacionit të parë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas AS, “Mbretërit” e shohin yllin e Borussia Dortmund, Erling Haaland si zëvendësuesi adekuat i francezit, mirëpo ky i fundit është i gatshëm të garojë për pozitën e tij.
Në vitet e fundit Real-i ka transferuar lojtarë të ndryshëm në sulm, por asnjëri nga ta nuk ka arritur t’ia zërë vendin 32-vjeçarit.
Thuhet se Benzema është i gatshëm të garojë me Haaland, njësoi siç bëri këtë sezon me Luka Jovic, i cili pritet të largohet në verë./arbresh.info.
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...