Sulmuesi i Real Madrid-it, Karim Benzema ka pranuar se e ka ndryshuar stilin e lojës kur luante me Cristiano Ronaldo-n dhe si i nevojitej të adaptohet.
Benzema u transferua në Madrid në vitin 2009 për 41 milionë euro dhe ka bërë 517 paraqitje duke realizuar 450 gola, transmeton portali arbresh.info.
Francezi ka bërë me dije se gjatë kohës kur luante pranë portugezit i nevojitej të adaptohet dhe të ndryshojë stilin e lojës.
“Gjatë viteve duhet të ndryshoja lojën sepse Cristiano ishte aty për të shënuar gola”.
“Në Lyon isha golashënues gjithë kohën, por tani e preki topin më shpesh”.
“Sigurisht, para meje ishte një djalë që shënonte trefishin e golave që shënoja dhe me duhej të adaptohesha”, deklaroi ai.
Momentalisht, Benzema është sulmuesi kryesor nën urdhrat e Zinedine Zidane-s, kurse pas tij qëndrojnë Luka Jovic dhe Mariano Diaz./arbresh.info.
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje