Sipas presidentit Aurelio De Laurentiis, as Karim Benzema dhe as Angel Di Maria nuk janë në radarin e Napolit për këtë verë.
Në fakt, duket se mosha e tyre është arsyeja pse “Partenopei” nuk është i interesuar në dyshen, pasi presidenti i Napolit ka thënë se ai dhe trajneri i ri Carlo Ancelotti synojnë të ndërtojnë një skuadër me lojtar të rinj, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk janë të vërteta”, tha Laurentiis është pyetur rreth raporteve për interesimin ndaj dyshes.
“Sa herë e kemi thënë që Ancelotti dhe unë dëshirojmë të ndërtojmë një skuadër me lojtarë të rinj?”
“Tifozët nuk janë trajnera. I respektoj ata, por nuk mund t’i kënaqi ata. Dhe gazetarët [që kanë raportuar për këto thashetheme] janë të painformuar”
Napoli përfundoi në pozitën e dytë në Serie A duke humbur në fund titullin ndaj Juventusit./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...