Benzema bëhet lojtari i dytë në histori të Realit që shënon hat-trick në Camp Nou

10:28 | 6 Prill 2023
K.B

Me hat-trickun e shënuar mbrëmë, Karim Benzema është bërë vetëm lojtari i dytë i Real Madridit, pas Ferenc Puskas më 1963, që shënon hat-trick në kundër Barcelonës në Camp Nou.

Benzema u bë vetëm lojtari i 11-të në histori që regjistron një hat-trick kundër Barcelones në shtëpinë e tyre.

Fituesi i çmimit të Topit të Artë, ishte në performancën e tij të shkëlqyer kundër Barcelonës mbrëmë, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Benzema 35-vjeçar mori nën kontroll serinë e golave në pjesën e dytë, kur shënoi në minutën e 50-të, 58-të dhe 81-të.

Hat-tricku i Puskas për Realin në Camp Nou u regjistrua më 27 janar 1963.

Benzema tani ka 348 gola në total për Los Blancos.

Real Madrid  dje ka “poshtëruar” Barcelonën në “Camp Nou” për të arritur finalen e Kupës së Mbretit.

Hat-tricku i Benzemas bëri që “Mbretërit” të fitonin me rezultat të thellë 4:0.

Reali do të përballet me Osasunën në finalen e Kupës së Mbretit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme