Rodrigo Bentancur është një nga transferimet e Tottenham në merkaton e dimrit. Klubi londinez arriti akordin e dyfishtë me Juventusi për huazimin me të drejtë blerjeje të Kulusevskit, ndërsa për kartonin e mesfushorit shpenzoi 19 milionë euro.
24-vjeçari ka firmosur deri në 2026 me Spurs, duke realizuar kështu ëndrrën e tij për të luajtur në ishull. Bentancur është prezantuar përpara tifozëve të rinj, teksa për kanalin zyrtar shfaqet i lumtur për aventurën e re në karrierë.
“Kam ardhur në një klub të madh, Tottenham ka lojtarë të mëdhenj në përbërje. Jam i lumtur, i tilëë isha edhe kur morra vesh interesimin e klubit për mua. Nder i madh për mua të mbaj veshur këtë fanellë, pasi gjithmonë e kam dashuruar Premier League.
“Tani kam mundësinë të luaj në këtë kampionat, përkrah lojtarëve të nivelit të lartë”. Më pas një koment për stilin e lojës dhe trajnerin Antonio Conte.
“Jam një futbollist shumë taknik, të cilit i pëlqen të mbulojë hapësirat e lira dhe që dëshiron të rikuperojë topin për ta nisur shumë shpejt përpara”.
“Duhet të përmirësohemi si futbollist, e di se mund ta bëj. Conte është një trajner madhështor, ai kërkon 150 për qind nga lojtarët e tij dhe unë do të mësoj shumë prej tij”.
“Puna me Conte do të më përmirësojë edhe në aspektin mendor, ai është një motivues i madh”, deklaroi mesfushori uruguaian, autor i 47 ndeshjeve dhe një goli me kombëtaren latine./Arbresh.info
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media
“Është zbehur festimi i festave kombëtare”-Historiani përmen...