Bentacur pëson lëndim të rëndë

21:37 | 8 Janar 2025
D.H

Futbollisti i Tottenhamit, Rodrigo Bentancur ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen mes Tottenham dhe Liverpool, në kuadër të gjysmëfinales së parë në Carabao Cup.

Ai duke tentuar ta godiste topin, ra në tokë ku mbeti për disa minuta pa ndjenja.

Futbollistët e Tottenham dhe Liverpoolit reaguan shpejtë duke thirrur mjekun, derisa gjyqtari e ndali ndeshjen.

Pas disa minutave ndihmë mjekësore, Bentacur u largua nga fusha, derisa gjendja e tij shëndëtësore nuk dihet.

Ndeshja tani është duke u zhvilluar gjersa kanë kaluar 33 minuta dhe rezultati vazhdon të mbetet 0-0./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme