Google ADS

Benfica dëshiron rikthimin e Angel di Maria-s

10:35 | 20 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Skuadra portugeze, Benfica dëshiron të transferojë anësorin e Paris Saint-Germain, Angel di Maria këtë verë, sipas Pedro Almeida.

Kontrata aktuale e 34-vjeçarit do të përfundojë në qershor dhe atij ende nuk i është ofruar një zgjatje në Parc des Princes.

Di Maria mund të ketë opsionin për t’u rikthyer te Benfica si lojtar i lirë, por do të duhet të pranojë një pagë më të ulët se të ardhurat e tij aktuale prej 13 milionë euro në vit.

Anësori argjentinas ka zhvilluar 25 paraqitje deri tani këtë sezon me PSG-në, derisa ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar pesë asistime./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme