Google ADS

“Benatia mendon se Ajaxi mund të fitoj”

17:59 | 9 Prill 2019
Arbresh Info

Mesfushori i Ajaxit, Hakim Ziyech ka zbuluar se Medhi Benatia mendon se klubi holandez mund ta mposhtin Juventusin mbrëmjen e së mërkurës.

Ajaxi mori kreun e tabelës në Eredivisie në vikend pasi PSV humbi pikë, por Ziyech ka bërë të qartë se Liga e Kampionëve ishte prioriteti i vetëm i skuadrës së tij, transmeton portali arbresh.info.

“Aktualisht ne jemi të fokusuar vetëm në ndeshjen e nesërme”, ka thënë ai në konferencën për shtyp.

“Do të shohim se si do të shkojë kundër Exelsiorit të dielën, por tani jemi duhet të koncentrohemi vetëm në ndeshjen kundër Juves”

“Shpresoj të luaj Ronaldo. Ne duam t’i sfidojmë më të mirët”

26-vjeçari luan me Medhi Benatian për Markokun meqenëse mbrojtësi u largua nga Juve në muajin janar pas dy sezoneve e gjysmë te “Zonja e Vjetër”.

“Por sepse ai ka luajtur te Juventusi” vazhdoi Ziyech.

“Ai ka thënë se ne kemi luajtur futboll mirë dhe ne jemi shumë të fortë si një skuadër. Gjithçka është e mundur. Bazuar në të ne mund të mposhtim Juven”, përfundon Ziyech./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme