Belotti me dy gola përmbys rezultatin kundër Milanit

22:44 | 26 Shtator 2019
Arbresh Info

Torino ka regjistruar një rikthim tronditës në ndeshjen kundër Milanit mbrëmjen e sotme (e enjte).

Andrea Belotti ka arritur të shënojë dy gola të njëpasnjëshme në ndeshjen si nikoqir të Torinos kundër “Rossonerëve” në kuadër të xhiros së pestë në Serie A, shkruan portali arbresh.info.

Belotti me një gol të bukur barazoi gjithçka në stadiumin Olimpico Grande Torino derisa po zhvillohej minuta e 72′ e ndeshjes.

Vetëm katër minuta më vonë, sulmuesi italian tronditi sërish portën e Donnarummas duke shënuar në stil me gërshërë.

AC Milani kishte zhbllokuar shifrat në pjesën e parë të ndeshjes me anë të sulmuesit Krzystof Piatek./arbresh.info/


Dy golat e Belottit: (72‘, 76‘)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme