Jude Bellingham ka shënuar golin e epërsisë të Real Madridit në ndeshje ndaj Mallorcas në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës.
Anglezi shënoi në minutën e 63-të, shkruan Arbresh.info.
Gjithcka nisi nga një top i marrë nga Rodrygo në fushë, të cilit në fund i erdh mundësia të shënoj vetë por goditi shtyllën. Në tentativën e dytë Mbappe goditi në portier.
Kurse e treta doli të jetë e vërteta, Bellinghamit i erdhi topi nga goditja e Mbappes dhe e çoi atë në fundin e rrjetës për epërsinë.
Ky ishte goli i nëntë i Judet këtë sezon në të gjitha kompeticionet krahas shtatë asistimeve./Arbresh.info
JUDE BELLINGHAM GOAL pic.twitter.com/7Ld4IG3jtz
— WolfRMFC (@WolfRMFC) January 9, 2025
Rruga UÇK në Prishtinë mbushet me policë pas arrestimit të n...
Lushaku-Sadriu nënshkruan zotimet e KOMF: Do të jem zëri i m...
Murati: Ekzekutimi i pagesave me rritje për pensionistët fil...
Drejtoria për Fqinjësi e Zgjerim: Vazhdojmë përkrahjen ndaj ...
Lille sonte pa Zhegroven, ylli kosovar vazhdon rikuperimin
Rama: Së shpejti, paketa e dytë mbështetëse për panelet diel...