Jude Bellingham vazhdon të jetë një nga mesfushorët e ri më të kërkuar në Evropë.
Pas shkëlqimit me Borussia Dortmundin në dy sezonet e fundit, Bellingham është bërë dëshirë e klubeve më të mëdha evropiane.
Por gjatë afatit kalimtar të janarit, Bellingham ka refuzuar dy oferta tunduese një nga Liga Premier dhe një tjetër nga Ligue 1.
The Telegraph ka raportuar se Chelsea dhe PSG ishin shumë të interesuara të nënshkruanin me talentin anglez, por ai ka refuzuar transferimin te këto dy skuadra dhe për këtë ka një arsyeje të fortë.
Bellingham është duke pritur Real Madridin pasi ëndrra e tij e madhe është që ta vesh fanellën e gjigantit spanjoll.
19-vjeçari ka zhvilluar 25 ndeshje këtë edicion ku ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.
Interesim për transferimin e reprezentuesit anglez kanë shfaqur edhe Manchester City, Manchester United, Liverpool, Newcastle United dhe Bayern Munich.
Nga ana tjetër Borussia Dortmund i ka bërë të qartë skuadrave të interesuara se kërkon 150 milionë euro për yllin e tyre.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...