Ylli i Anglisë, Jude Bellingham është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Zvicrës dhe kualifikimin e skuadrës së tij në gjysmëfinalen e Evropainit ‘Gjermani 2024’.
‘Tre Luanët’ mundën Zvicrën (5-3) pas penalltive duke kaluar në rundin tjetër të EURO 2024.
Bellingham thotë se skuadra ndaj Zvicrës bëri ndeshjen më të mirë në këtë Evropian.
“Ishte ndeshja jonë më e mirë në këtë kampionat evropian. Jam shumë krenar. E treguam karakterin tonë dhe e treguam sërish në gjuajtjen e penalltive”, ka thënë ai.
Futbollisti i Real Madridit shpreson së në finalen e këtij eventi të madh të futbollit të përballet me Spanjën.
“Le të shpresojmë. Spanja ka luajtur shumë mirë këto tre javët e fundit, kështu që gjithçka është e mundur”, ka pohuar Bellingham.
Anglia në gjysmëfinale do të ndeshet me Holandën e cila eliminoi Turqinë./rtk/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...