Bellingham “injoron” Holandën: Në finale dua përballë Spanjën!

16:22 | 8 Korrik 2024
KRG

Jude Bellingham dhe Anglia e tij kanë edhe një provë të fundit para se të mbërrijnë në finalen e Euro 2024 teksa iu duhet që të përballen me Holandën. Megjithatë, për mesfushorin, kombëtarja e tij i ka të gjitha mundësitë për t’i kaluar “tulipanët”, teksa thekson se në finale do të preferonte përballë Spanjën (iberikasit përballen me Francën).

“Unë shpresoj që në finale të gjejmë përballë Spanjën. Ata kanë luajtur shumë mirë në këtë kompeticion. Megjithatë, ne duhet të mbetemi të përqëndruar te vetja, kemi përpara edhe një ndeshje me Holandën. Duhet të kalojmë në fillim ata dhe më pas të shohim, por e theksoj se do të doja përballë Spanjën”, u shpreh Bellingham./Ss

Të ngjashme