Beppe Marotta po punon për merkaton e janarit dhe drejtuesit e Juventusit po mendojnë të sjellin në Torino mbrojtësin spanjoll të Arsenal, Hector Bellerin.
Jo vetëm kaq, por bardhezinjtë kërkojnë të blindojnë krahët me dy spanjollë, pasi përveç Bellerin në shënjestër është edhe Jose Gaya, të dy lojtarë të kombëtares U-21 të Spanjës. Por për t’i marrë të dy vështirësitë janë të mëdha, ndaj Juventusi po punon për të kryer në janar të paktën njërën nga blerjet.
Bellerin është një nga pikat e forta të Arsenalit dhe vështirë se trajneri Arsene Wenger do të heqë dorë nga lojtari edhe pse nga bardhezinjtë konsiderohet si një blerje e madhe.
Nëse “topçinjtë” do ta nxjerrin në merkato, Juventus është gati të sakrifikojë paratë për të marë mbrojtësin, ndërkohë që alternativat janë Meunier (PSG) dhe Vrsaljko (Atletico Madrid). /arbresh.info/
Avokatja e Millosh Pleskoviqit: Nuk kemi asnjë provë që ai k...
Qeveria ndan mjete buxhetore për komunat e Vitisë dhe Kameni...
Zbulohet pllaka përkujtimore për heroin Afrim Zhitia
Një person humb jetën si pasoj e një vetëaksidenti në rrugën...
Kurti jep detaje për ditën e parë të qëndrimit në Zvicër
Serbi i akuzuar për krime lufte në Prizren deklarohet i pafa...