Në fitoren e madhe të Arsenal kundër Chelsea, “Gunners” kanë pranuar një lajm shumë të keq.
Gjatë kësaj super ndeshje, ishte ylli i Arsenal, Hector Bellerin ai i cili pësoi një dëmtim dhe u detyrua ta lë fushën e blertë.
Menjëherë pas ndeshjes ishte trajneri Unai Emery i cili ka thënë se situata nuk është aspak pozitive, e fjalët e tij janë konfirmuar sot.
Gjuri i Bellerin është në gjendje aq të rëndë sa lojtari nuk ka mundur t’i nënshtrohet skenimit, shkruan “The Sun”, transmeton lajmi.net.
Kësisoj, spanjolli rrezikon që të mbetet jashtë fushave deri në fund të këtij sezoni, që do të ishte humbje e madhe për Arsenal.
Megjithatë, mbetet të shihen rezultatet përfundimtare kur lojtari të jetë i gatshëm për skenim.
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen