Arsenali ka konfirmuar se mbrojtësi Hector Bellerin ka përfunduar me sukses operacionin.
Mbrojtësi spanjoll i krahut të majtë dëmtoi ligamentet gjatë ndeshjes kundër Chelseas më 19 janar, kur ai ishte duke bërë paraqitjen e tij të parë që nga rikuperimi nga lëndimi në pulpë të këmbës, transmeton portali arbresh.info.
Më vonë u konfirmua se Bellerin do të mungoj gjatë gjithë pjesës tjetër të sezonit 2018/19 dhe Arsenali ka konfirmuar se operacioni i tij i kryer sot (e enjte) në Spanjë ka shkuar sipas planit.
Para ndeshjes në udhëtim të së dielës kundër kampionit në Premierë Ligë – Manchester Cityt, Arsenali gjithashtu ka marrë lajme pozitive në lidhje me lojtarët si Laurent Koscielny dhe Henrikh Mkhitaryan.
Kapiteni Koscielny është rikthyer plotësisht në stërvitje pas lëndimit në fytyrë që mori javën e kaluar në disfatën në FA Kupë kundër Manchester United.
Ndërkohë, Mkhitaryan është duke u adresuar derisa vazhdon të përgatitet për rikthim nga lëndimi në këmbë./arbresh.info/
Shpërthen në flakë një makinë “Tesla Cybertruck” pranë hotel...
Kjo është gjendja në pikat kufitare
Kurti mirëpret grupin e parë të qytetarëve nga Bosnja dhe He...
Arsenali e nis me fitore vitin, dhe atë me rikthim si mysafi...
Ukraina bëhet anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Të paktën katër të vrarë në Cetinje, thotë policia