Shënjestra e Manchester United, Hector Bellerin ka hedhur poshtë spekulimet se mund të largohet nga Arsenali.
Bellerin është përfolur për një transferim larg nga klubi në Emirates në mënyrë për t’i ndihmuar Arsenalit për të rritur fondet, por lojtari dëshiron të vazhdoj qëndrimin, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk e di se çfarë të them – futbolli ndryshon gjithmonë. Jam shumë i lumtur që jam këtu”, ka thënë Bellerin. “Kjo ka qenë shtëpia ime për shtatë vite. Dukem si një londinez, shokët e mi janë nga Londra – është një vend që dua të jem tani”
“Të ardhmes nuk i dihet. Sigurisht, unë jam rritur te Barcelona dhe kur i shikoj ata duke luajtur, dua që ata të fitojnë”
“Skuadra do të mbetet gjithmonë në zemrën time”
Bellerin ka qenë pjesë e skuadrës startuese të trajnerit Arsene Wenger gjatë këtij sezoni./arbresh.info/
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi