Belgjikë – Japoni, a pajtoheni me lojtarin e ndeshjes?

22:38 | 2 Korrik 2018
Arbresh.info

Përfaqësuesja e Belgjikës është kualifikuar për në çerekfinale të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”. 

Belgjika ka bërë të pamundurën duke rikthye rezultatin nga 0:2 në 3:2 ndaj Japonisë.

Japonia e arrin edhe golin e dytë për 2:0 me Inuin i cili shënoi në minutën e 52-të një gol të jashtëzakonshëm. Ai realizoi gol të bukur.

Haraguchi e ka kaluar në avantazh Japoninë (1:0) me një gol të realizuar në minutën e 48-të.

Belgjika rikthehet në lojë në minutën e 69-të me një gol të bukur nga mbrojtësi Vertonghen i cili realizoi me kokë. 

Belgjika fiton në fund të ndeshjes me një gol të realizuar nga Naser Chadli në minutën e 94-të.

Eden Hazard është shpallur lojtari i ndeshjes së sotme. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme