Belgjika ka siguruar pozitën e tretë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Me fitoren 2 me 0 kundër Anglisë pasditen e sotme (e shtunë), skuadra nën udhëheqjen e Roberto Martinez arriti të regjistroi sërish fitore ndaj “Tre Luanëve” në takimin e zhvilluar në Saint Petersburg, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori Thomas Meunier realizoi golin e epërsisë në fillim të ndeshjes (4′) duke dërguar belgët në avantazh, ndërsa autori i golit të dytë ishte sulmuesi Eden Hazard.
Anglia kishte shans për të barazuar shifrat para golit nga anëtari i Chelseas, por mbrojtja belge u tregua mjaftë e kujdesshme.
Adnan Januzaj, i cili realizoi golin e fitores në takimin në kuadër të grupeve kundër Anglisë, qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në bankinë.
Finalja ndërmjet Francës dhe Kroacisë zhvillohet nesër duke filluar nga ora 17:00./arbresh.info/
Shikoni dy golat më poshtë:
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Kusari: Prokuroria en...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai me postim prek...
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor