Belgjika merr biletën për “Euro 2020”, e mposhti edhe Kazakistanin

17:07 | 13 Tetor 2019
Arbresh Info

Belgjika, tashmë me biletën për Euro 2020 në xhep, e ka mposhtur 2-0 Kazakistanin, sfidë e vlefshme për Grupin I.

Të besuarit e Roberto Martinz dominuan në tërësi takimin, dhe realizuan dy herë.

Fillimisht sulmuesi i Chelsea, Michy Batshuayi, shënoi për 1-0 në minutën e 21-të.

 

Gol në këtë takim shënoi edhe mbrojtësi i Paris Saint Germain, Thomas Meunier.

Ai realizoi për 2-0 në minutën e 53-të, pas një asisti të mrekullueshëm nga ana e Eden Hazard

Pas kësaj fitore, Belgjika ka shkuar në kuotën e 24 pikëve në Grupin I – 8 ndeshje, 8 fitore. /Gazeta Express/

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme