Belgjika kryeson grupin pas fitores së thellë, eliminohet Tunizia

16:04 | 23 Qershor 2018
Arbresh Info

Belgjika ka siguruar kualifikimin në raundin tjetër të Kampionatit Botëror “Rusia 2018” pas një fitore të thellë kundër Tunizisë.

Takimi mes tyre pasditen e sotme (e shtunë) në stadiumin Spartak Arena në Moskë prodhoi gjithsej shtatë gola, shkruan portali arbresh.info. Skuadra nën udhëheqjen e Roberto Martinez regjistroi fitore të thellë me rezultat 5 me 2.

Eden Hazar zhbllokoi rezultatin pas vetëm gjashtë minutave lojë duke shënuar golin e epërsisë para se Lukaku të dyfishonte shifrat për 2 me 0 vetëm dhjetë minuta më vonë.Tunizia u përgjigj përmes Dylan Bronnit që shënoi me kokë për 2 me 1 pas asistimit nga Wahbi Khaziri.

Sidoqoftë, në minutat shtesë të pjesës së parë, sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku gjeti sërish portën duke shënuar për 3 me 1.

Hazard realizoi gjithashtu golin e dytë personal në këtë ndeshje, ndërsa Michy Batshuayi shënoi për 5 me 1 para se Wahbi Khaziri të shënonte golin e dytë të Tunizisë.

Belgjika qëndron tani me gjashtë pikë në krye të Grupit G, ndërsa Tunizia pa asnjë pikë në fund të grupit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme