Bekim Shotani ia shuan shpresat Vushtrrisë, po bisedon me klube të Superligës

14:24 | 5 Prill 2017
Arbresh.info

Klubi i madh kosovar FC Vushtrria, në këtë edicion po bënë gara në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, përcjellë Arbresh.info.

Kampionët e Kosovës për vitin 2015 në këtë edicion synojnë që të rikthehen në rangun elitë derisa ditë më parë mbeten pa trajner pas largimit të Mensur Maxhunit.

Skuadra nga ‘Ferki Aliu’ u tha se është në bisedime me ish-trajnerin Bekim Shotani, por ai e ka mohuar një gjë të tillë. “Nuk jam në bisedime me Vushtrrinë. Nuk kam patur ndonjë kontakt”, ka thënë Bekim Shotani për Arbresh.info.

Ish-trajneri i Trepçës ’89 dhe Vushtrrisë njofton se është në negociata me dy klube të Superligës. “Jam duke biseduar me dy klube të Superligës. Fokusi im është në Superligë”, përfundoi Bekim Shotani. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme