Bekim Isufi pas eliminimit të Dritës: E kemi arritur maksimumin

23:18 | 2 Gusht 2018
Arbresh.info

Drita është eliminuar edhe nga Liga e Evropës.

Skuadra kampione e Kosovës, nuk ka arritur të mposht skuadrën nga Luksemburgu, Dudelange në ndeshjen e kthimit në Mitrovicë, duke barazuar 1:1.

Ndeshja e parë i kishte takuar skuadrës nga Luksemburgu, me rezultat 2:1.Trajneri i Dritës, Bekim Isufi, ka thënë pas ndeshjes e skuadra e tij luajti shumë mirë.

“Një pakujdesi dhe një shpërqendrim na bëri që të dështojmë. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, kurse në pjesën e dytë u ndëshkuam në fillim dhe goli na prishi planet.

Krijuam disa raste, por jo konkrete. Ndoshta është dashur që këta djemë të përkrahen më shumë.

Ndoshta edhe lodhja ndikoi në minutat e fundit. Megjithatë, jam i kënaqur me paraqiten e lojtarëve që janë paraqitur në gjashtë ndeshje në garat evropiane. Ne e kemi arritur maksimumin”, deklaroi Isufi pas ndeshjes për Super Sport Kosovën.

Në këtë mënyrë, Drita e humbi rastin që të takohet me Legian e Varshavës në turin e tretë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme