Bekim Isufi jep dorëheqje nga Drita

17:58 | 12 Shtator 2018
Arbresh.info

Trajneri Bekim Iusfi është larguar nga pozita e trajnerit të kampionit aktual, Dritës, pas tri humbjeve rradhazi.

Isufi sezonin e kaluar drejtoi klubin gjilanas drejt titullit të kampionit pas më shumë se 10 vitesh.

Isufi largimin e tij e konfirmoi pas ndeshjes së sotme me Llapin, të cilën e humbi me rezultat 1 me 2.

Ai po ashtu deklaroi këtë vendim iu ka bërë të ditur drejtuesve dhe lojtarëve dhjetë ditë para këtij takimi.

Nën drejtimin e Bekim Isufit, Drita u shpall kampion i Superligës së Kosovës në futboll, si edhe e fitoi Superkupën e Kosovës.

Në ditët në vijim pritet të mësohet emri i trajnerit të ri të ekipit nga Gjilani.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme