Bekaj, krenar me paraqitjen e tij për Kosovën

22:40 | 12 Janar 2020
Arbresh Info

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje në miqësoren e sotme të zhvilluar në Doha të Katarit.

Djelmoshat e Bernard Challandes u mposhtën me rezultat minimal 1:0 nga Suedia.

Në këtë ndeshje për “Dardanët” debutoi edhe portieri i FC Prishinës, Visar Bekaj.

Bekaj luajti sonte nga fillimi e deri në fund të ndeshjes, derisa tani në rrjetet sociale është shprehur tejet krenar.

“Krenar me dubutimin tim si startues dhe i gëzuar për debutimin e shokëve”, ka shkruar Bekaj në “Facebook”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme