Bekaj e konfirmon premion nga FFK-ja, tregon sa fituan lojtarët e Kosovës

16:08 | 14 Qershor 2021
KRG

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zhvilluar katër ndeshje miqësore në muajin qershor.

“Dardanët” në ndeshjen e fundit të miqësoreve e kanë zhvilluar kundër Kombëtares së Gambisë në Antalia të Turqisë me lojtarë kryesisht të rinj.

Ekipi kombëtar i Kosovës fitoi 1-0 ndaj afrikanëve falë golit të vetëm të realizuar nga anësori, Arbër Hoxha.

E për këtë triumf që nuk pati ndonjë rëndësi të madhe, Federata e Futbollit të Kosovës i ka ndarë nga 300 euro për lojtarët, shkruan Gazeta Olle.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj.

“Ka hy trajneri me vetëdëshirë tha i keni nga 300 euro bonus secili”, ka thënë ndër të tjera Bekaj në Kanal10.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme