Nga 4 korriku deri me 14 korrik në sheshin Skenderbeu në Prishtinë do të zhvillohet edicioni i dytë i turneut veror e që këtë vit do të mbaj emrin : Meridian Express Tournament 2017.
Turneu është tejet atraktiv duke filluar nga tereni apo një stadium i improvizuar ku merr një pamje tejet të bukur dhe i jep kryeqytetit një shkëlqim duke u krahasuar me metropolet e mëdha evropiane.
Pjesëmarrës do të jenë mbi 400 lojtarë të ndarë në kategori si skuadrat garuese më 16 ekipe, fëmijët e grupmoshave të ndryshme 16 ekipe, skuadrat veterane me 4 ekipe dhe meqenëse turneu fillon me datën 4 korrik për nder të ditës së pavarësisë së SHBA-ve, ndeshja e parë do të zhvillohet ndërmjet Ambasadës Amerikane dhe Policisë së Kosovës, pas tyre do të jenë ekipet e Doën Syndrome Kosova që do të zhvillojnë ndeshje reviale.
Për fituesit do të ketë shpërblime të shumta, si dhe vlen të theksohet se ky aktivitet është i përkrahur nga Zyra e Kryeministrit, Komuna e Prishtinës, Ministria e Sportit dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...