Google ADS

Behrami: U frikësova nga koronavirusi, kisha frikë mos i infektoja njerëzit e afërt

14:09 | 18 Tetor 2020
Arbresh Info

Mesfushori Valon Behrami, ka pranuar ishte frikësuar në kohën kur Genoa ishte prekur shumë nga koronavirusi, që kishte prekur 22 persona duke përfshirë edhe vet shqiptarin.

Shkaku i 17 rasteve me koronavirus, Genoa u detyrua të shtynte ndeshjen kundër Torino-s, transmeton portali arbresh.info.

Behrami ka pranuar se ishte i frikësuar, ngase kishte frikë se mos do infektonte njerëzit e afërt.

“Nuk mund të ndihemi fajtor se jemi me virus, mund t’i ndodh çdo kujt. Ishin ditë të vështira, sepse sapo u riktheva nga lëndimi, ishte eksperiencë e ndryshme”.

“Isha i frikësuar. Kisha frikë se mos nuk ndihem mirë, duke i infektuar njerëzit e dashur, sepse të jesh futbollist në atë rast nuk është shqetësimi i parë”.

Genoa do rikthehet në fushë nesër në përballjen ndaj Verona-s edhe pse në skuadër janë disa lojtarë që ende s’janë shëruar nga Covid-19./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme