Mesfushori i Udineses, Valon Behrami, thotë se ai dhe bashkëlojtarët duhet të bëjnë më të mirën ndaj Interit këtë javë edhe pse nuk janë favorit.
Shqiptari kërkon gjatë javës përgatitje të mirë, kështu që të jenë të gatshëm në nivel ndaj skuadrës së Luciano Sapllettit.
“Ndaj Interit, edhe pse kuotat janë kundër nesh pasi Nerazzurrët kanë një skuadër të mirë, ne kemi kohë për t’u përgatitur për këtë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme”.
“Ne duhet të tregojmë më të mirën tonë ndaj atyre dhe të bëjmë gjatë javës ato që trajneri na kërkon”, ka thënë Behrami.
Interi është në kërkim të një fitore pasi dëshirojnë të mbajnë gjallë shpresën për një vend në Ligën e Kampionëve.
Ndërsa vendasve iu duhet rezultati pozitiv që të qëndrojnë në Serie A edhe në sezonin e ardhshëm.
Ndeshja e parë sezonale kishte përfunduar 1-3 në të mirë të Udineses në Meazza.
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel