Behgjet Pacolli takohet me futbollistin e kombëtares Shkëlzen Gashi

18:59 | 2 Gusht 2019
Arbresh Info

Behgjet Pacolli është takuar sot (e premte) me futbollistin e kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi.

Ministri i Jashtëm i Kosovës ka vlerësuar takimin me yllin e Colorado Rapids si “shumë të këndshëm” duke thurur tutje lavde për të, shkruan portali arbresh.info.

“Kalimthi pata një takim shumë të këndshëm me futbollistin e kombëtares Shkelzen Gashi, i cili e ka bërë kombin tonë krenar për suksesin e madh që ai ka treguar me Kombëtaren”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook te fotoja së bashku me Gashin.

Mesfushori 31-vjeçar ka bërë 21 paraqitje sezonin e kaluar te Colorado Rapids.

Ai iu bashkua klubit në MLS në vitin 2016 nga Baseli./arbresh.info/

https://www.facebook.com/behgjeti/photos/a.10152919767545153/10161976884485153/?type=3&theater

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme