Behgjet Pacolli duket tashmë se i ka siguruar Përfaqësues së Kosovës trajnerin e ri.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka zbuluar se Gianni De Biasi, ish trajneri i Shqipërisë që aktualisht është i lirë, është i interesuar për të marrë drejtimin e kombëtares sonë, shkruan portali arbresh.info.
Madje, Behgjet Pacolli ka thënë se këtë situatë do ta shqyrtoj edhe me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës – Fadil Vokrrin.
“De Biasi mu duk kogjo i interesuar për ta drejtuar edhe Kosovën. Do të bisedoj me Vokrrin, ndoshta mund të bëhet diçka e bukur”, është mbishkrimi i Pacollit në fotografinë së bashku me De Biasin të postuar në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.
Pas detyrës si trajner i Shqipërisë, Gianni de Biasi kishte marr timonin te skuadra në La Liga, Deportivo Alaves, e cila e kishte shkarkuar pas vetëm gjashtë ndeshjeve.
Kosova aktualisht është duke udhëhequr nga Muharrem Sahiti që ka marrë detyrën si trajner i përkohshëm i skuadrës pas largimit të Albert Bunjakit./arbresh.info/
https://www.facebook.com/behgjeti/photos/a.10152919767545153.1073741831.307617160152/10159839748420153/?type=3&permPage=1
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...