Bëhen thirrje që të dënohet gjyqtari që e ndëshkoi Messin me karton të kuq

09:35 | 21 Janar 2021
Arbresh.info

Bashkëthemeluesi i kompanisë Mediapro, Jaume Roures, ka bërë thirrje që gjyqtari i finales së Superkupës së Spanjës, Gil Manzano, të dënohet pse dështoi t’i ndëshkojë lojtarët e Athletic Club për ndërhyrjet e tyre të vrazhda ndaj Lionel Messit, para se argjentinasi të përjashtohej nga loja me karton të kuq.

Roures, i cili ka qenë anëtar i Barcelonës për më shumë se 30 vjet, beson se Manzano ka mundur të mos i lejonte Asier Villalibren dhe bashkëlojtarët e tij të bënin faulle të ashpra ndaj Messit, sikur t’i kishte ndëshkuar për veprimet e tyre paraprakisht.

Messi u ndëshkua me karton të kuq për përdorimin e tepruar të forcës ndaj Villalires dhe si pasojë do të vuajë pezullim me dy ndeshje.

Derisa nuk e arsyeton veprimin e Messit, Roures këmbëngul se argjentinasi u nxit ta bënte atë veprim të pahijshëm si pasojë e sjelljeve të lojtarëve kundërshtarë.

“Është e qartë se Messi e bëri një veprim që nuk është dashur ta bënte dhe të cilin s’e ka bërë kurrë”, tha Roures.

“Por mendoj se nuk është dashur të arrihej në atë gjendje që e pamë Messin, sepse gjyqtari kurrë nuk ndërhyu ndaj faullave që u bënë kundër tij. Sikur ai t’i ndëshkonte ata me kartonë të verdhë, nuk do ta arrihej në atë pikë”, shtoi ai.

Më pas, ai bëri thirrje që Manzano të pezullohet: “Duhet ta sanksionojnë gjyqatrin.”

Ky ishte kartoni i parë i kuq i Messit në 753 paraqitje për Barcelonën./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme