Begovic shpjegon tmerret e koronavirusit: Është çmenduri

09:24 | 16 Mars 2020
Arbresh Info

Portieri i Milan, Asmir Begovic ka shpjeguar si është të jetosh në një vend ku koronavirusi ka prekur limitet.

Begovic që u huazua nga Milani në verë si zëvendësuesi i Pepe Reina ka thënë se i tërë qyteti është i mbyllur dhe rrugët janë të dezertuara, transmeton portali arbresh.info.

“Është i tëri i mbyllur. Rrugët janë të dezertuara, e vetmja gjë e hapur janë marketet. Mund të marrësh ushqim dhe pastaj menjëherë të kthehesh në shtëpi. Është çmenduri”.

“Është qytet i madh, mendon se është film. E ka goditur Italinë shumë. Çfarë është arsyeja nuk e di, ndoshta mjekësia”.

Boshnjaku në fund tha se të gjithë bashkëlojtarët janë duke kryer testin e koronavirusit dhe dëshira mbetet të rikthehen në stërvitje.

“Jemi duke pritur momentin e ndeshjes. Nuk jemi duke u stërvitur. Nuk do rikthehemi deri me 23 mars, po ndoshta do ndryshohet dhe të shtyhet”.

“Askush nuk ka qenë me test pozitiv te Milan. Është e çuditshme të mos mundesh të stërvitesh”, theksoi boshnjaku për Daily Mirror.

Pritet të shihet në ditët e ardhshme se çfarë do të ndodh me kampionatin italian./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme