Befason Zidane: Të gjithë lojtarët e Real Madrid-it e meritojnë Topin e Artë

15:08 | 16 Korrik 2020
Arbresh Info

Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane ka thënë se sulmuesi Karim Benzema dhe të gjithë lojtarët e Real Madrid-it e meritojnë Topin e Artë.

Sulmuesi i Bayern Munich-it, Robert Lewandowski shihet si favorit për të fituar çmimin me prestigjioz të këtij viti, transmeton portali arbresh.info.

31-vjeçari është në top formë duke shënuar 34 gola në 31 paraqitje derisa ka fituar Bundesligën me klubin gjerman.

Mirëpo, trajneri i “Los Blancos” beson se të gjithë lojtarët e Real-it e meritojnë Topin e Artë.

“Në futboll, të gjithë mund të thonë çfarë duan. Për mua, lojtarët e mi janë më të mirët”.

“Karim nuk është vetëm këtë vit, ai ka bërë mirë për disa vite. Topi i Artë do fitohet vetëm nga një, por të gjithë lojtarët e mi e meritojnë”, deklaroi ai.

Pas polakut, në listën e Topit të Artë renditët Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Kevin de Bruyne./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme