Vincenzo Montella ka besim të madh se lojtarët e Milanit do ta përmirësojnë lojën e tyre.
Trajneri i Rossonerëve i bëri këto komente pas fitores në udhëtim te Sassuolo me rezultat 2-0, me golat e Alessio Romagnolit dhe Susos.
Kjo ishte vetëm fitorja e dytë në tetë ndeshjet e fundit të skuadrës së tij, ashtu që strategu italian ka gjetur një lehtësim.
“Pashë shumë gjëra pozitive, ishim të organizuar, lejuam shumë pak hapësira në mbrojtje dhe krijuam shumë raste me 10 goditje në kuadratin e portës, prandaj jam i kënaqur”, ka deklaruar Montella për Mediaset Premium.
Milani i ka humbur të gjitha përballjet direkte me klubet e mëdha, si Juventus, Inter dhe Roma, ndërsa ka arritur të marrë pikë me skuadrat e vogla.
“Kjo do të thotë se ata (klubet e mëdha) kanë diçka më shumë se ne aktualisht, edhe pse nuk kam parë një dallim të madh”.
“Nuk jemi larg sa i përket performancës, por tri humbje janë dëshmi se jemi shumë punë për të bërë”.
“Kam besim të madh, sepse lojtarët në ekipin tonë do të përmirësohen dukshëm… Jam i bindur se do të jemi duke luftuar për objektivin tonë kah fundi i sezonit”, është shprehur trajneri.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...