Ndihmësi i Edi Rejës, Hamdi Salihi ishte në një lidhje direkte me emisionin “Kuqezi” në Supersport, ku shpjegoi zgjedhjet e teknikut italian dhe mungesën e Brojës.
Pse Strakosha para Berishës?
Sa i përket zgjedhjes në portë, trajneri ka vendosur që në fillim të edicionit që t’u japë mundësi të dy portierëve, pasi të dy janë shumë të mirë dhe duhet të ketë një balancë prezencash.
Barjami pas sulmit, apo më i tërhequr?
Si Bajrami, ashtu edhe Uzuni, dinë të punojnë me mesin e fushës dhe në të njëjtën kohë, mund të bëhen të rrezikshëm edhe në pjesën ofensive.
A mund të ishte Laçi një zgjedhje nga minuta e parë?
Sigurisht që po, pasi është në formë të mirë, por në fund trajneri vendosi për Gjasulën e Baren, pasi i pari ka edhe shtat-lartësi, që na duhet sot.
A keni peng që nuk keni luajtur në Londër?
Sigurisht që po, por shpresoj që të fitojë skuadra sot, në mënyrë që të ngushëllohem disi.
Broja do të vijë në Shqipëri për sfidën me Andorrën?
Broja është mirë për fat dhe do të jetë në dispozicion të skuadrës. Për sot trajneri vendosi ta lërë në tribunë, në respekt të lojtarëve të tjerë, që ishin stërvitur gjatë gjithë javës./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...