Neymar ka zbuluar klubin tronditës që mund të garojë me Manchester United për nënshkrimin e tij.
Ylli i Barcelonës ka qenë në radarin e drejtorëve të skuadrës në Old Trafford gjatë sezoneve të kaluara, transmeton portali arbresh.info.
Jose Mourinho e pranon që transferimi i Neymarit, i cili nënshkroi kontratë pesë vjeçare te Barcelona gjatë muajit tetor, do të jetë thuajse i pamundur. Por, reprezentuesi brazilian ka refuzuar të hedh poshtë largimin nga klubi në Camp Nou në të ardhmen.
“Kush e di se çfarë do të ndodhë të nesërmen?”, tha fillimisht Neymar rreth të ardhmes së tij. “Jam shumë i lumtur tani, shumë mirë i përshtatur, por gjithçka mund të ndodhë, kush e di”
Kur është pyetur se a është i mundur transferimi te admiruesi afatgjatë – Manchester United, ai u tall: “Po… ose te Eibari!”
Klubi në La Liga, Eibari përfundoi 36 pikë prapa Barcelonës sezonin e kaluar./arbresh.info
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...