Manchester City ka pësuar humbje me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Bournemouth në kuadër të javës së dhjetë në elitën e futbollit anglez.
Vendasit e nisën furishëm këtë takim duke rrezikuar portën e Ederson dy herë në katër minutat e para.
Antoine Semenyo (2’) dhe Justin Kluivert (4’) kishin nga një rast shënimi, por porta e Man Cityt mbeti e paprekur.
Sidoqoftë kjo ndryshoi vetëm disa minuta më vonë kur Semenyo në minutën e nëntë realizoi për rezultatin 1-0.
Bournemouth nuk u zmbraps as në pjesën e dytë, madje arritën të shënojnë edhe një gol tjetër.
Evanilson në minutën e 64-të me gjakftohtësi e konkretizoi në gol një super pasim nga bashkëlojtarët e tij për rezultatin 2-0.
Ata kishin edhe një rast tjetër të mirë shënimi kur në minutën e 68-të Marcus Tavernier goditi shtyllën e majtë.
E tëra çfarë mund të bënte Man City në këtë takim ishte një gol i shënuar nga Josko Gvardiol në minutën e 78-të me kokë për rezultatin 2-1.
Pas kësaj humbje, City zbret në pozitën e dytë dhe tashmë ka 23 pikë, dy më pak se lideri Liverpooli që ka 25 sosh./Telegrafi/
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroris...
Muzeu Rijksmuseum në Amsterdam, ndër më të vizituarit në bot...
Osmani ndan pamje nga atmosfera në Ditën e Flamurit në Preka...
Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Det...