David Luiz është në bisedime me Real Madridin dhe mund të largohet nga Chelsea në merkaton e transferimeve të muajit janar.
Reprezentuesi brazilian është margjinalizuar nga Antonio Conte pasi ishte i përfshirë në një përplasje me trajnerin e Chelseat pas disfatës 3 me 0 ndaj Romas në fund të muajit tetor, transmeton portali arbresh.info.
Pas raporteve se ka vënë në pikëpyetje taktikat e Contes, 30-vjeçari është detyruar të stërvitet i vetëm para ndeshjes kundër Manchester United në kuadër të Premierë Ligës. Luiz ishte larguar më pas nga skuadra e Chelseat në fitoren ndaj skuadrës së Jose Mourinhos dhe ishte lënë në bankinë në fitoren ndaj West Bromit dhe barazimit të së shtunës ndaj Liverpoolit.
‘RMC Sport’ raporton tani se Luis është në bisedime me kampionin spanjoll dhe mund t’i bashkohet skuadrës së Zinedine Zidanes në dimër.
Chelsea pagoi 34 milionë për të ri-nënshkruar me Luizin nga Paris Saint Germaini vitin e kaluar dhe mbrojtësi ishte bërë pjesë kyçe e skuadrës së Contes në sistemin 3-4-3 që ndihmoi skuadrën për të fituar titullin në Premierë Ligë./arbresh.info/
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...