Befasohet Ancelotti

08:41 | 5 Prill 2017
Arbresh.info

Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti, ka folur pas humbjes së parë në vitin 2017.

Në fakt, kjo ishte humbja e dytë gjatë këtij stinori e Bayern Munichut, ku mbrëmë bavarezët pësuan kundër Hoffeinheimit me rezultat minimal 1:0.

Italiani pohoi se vendasit befasuan me strategjinë e lojës së ndërtuar prej trajnerit 29-vjeçar Julian Nagelsmann.

“Ishim të papërgatitur nga mënyra e tyre e lojës dhe nuk ishim shumë solidë prapa. Hoffenheimi luajti në mënyrë shumë intensive dhe në pjesën e parë na detyroi të luanim keq. Në të dytën ishim më mirë, patëm rastet tona, por ky është futbolli”, tha Anceloti pas takimit.

Ndryshe, kampioni aktual gjerman zë pozitën e parë në Bundesliga me 65 pikë, përkatësisht ka 13 pikë më tepër si vendi i dytë Leipzig.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme