Befasia e vitit, Walcott zëvedësuesi i Romelu Lukakut

21:51 | 11 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Sulmuesi anglez, Theo Walcott, është shumë pranë largimit nga Arsenali.

Ylli anglez nuk është duke pasur minutazh të madhe në ekipin e parë të Arsene Wenger, në Premierligë, pasi anglezi po përdoret vetëm në ndeshjet e Evropa Ligës.

Walcott është në vitin e dhjetë në Emirates Stadium, dhe është një nga lojtarët e pëlqyer nga tifozët e klubit anglez.

Sipas “Daily Mail”, sulmuesi anglez mund të transferohet në Everton në afatin kalimtar të janarit, transmeton arbresh.info.

28 vjeçari shihet si zëvendësuesi i sulmuesit belg, Romelu Lukaku, i cili në afatin e verës është transferuar në Manchester United.

Ai ishte transferuar nga Southampton në vitin 2007 në Arsenal dhe ishte konsideruar si talenti i ardhshëm i Anglisë, por lëndimet e shumtë nuk ia mundësuan që ta arrinte potencialin e tij. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme