Befasia e ditës, Barcelona vendos për ndryshim historik

23:11 | 12 Tetor 2017
Arbresh.info

Barcelona raportohet se do t’ia ndryshojë emrin stadiumit të famshëm Camp Nou si pjesë të një marrëveshje sponsorimi.

Gjiganti katalonas, sipas raportimeve, është në bisedime me disa kompani të mëdha që kanë shprehur dëshirën për të vendosur emrin e tyre në emërtimin e plotë të stadiumit.

Barcelona do të fitojë rreth 200 milionë euro nga marrëveshja, raporton “The Mirror”.

Marrëveshja e sponsorimit është pjesë e renovimit 500 milionë eurosh i Camp Nou, që do të zgjerojë kapacitetin e stadiumit në 105 mijë ulëse.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme